Shkodër, vazhdon numërimi, Ademi thellon epërsinë ndaj Bazhdarit

23/06/2015 00:00

Në Shkodër, Voltana Ademi ka një diferencë të madhe votash me kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Keti Bazhdari, diferencë që as 17 kutitë që kanë mbetur për t’u numëruar nuk mund ta përmbysin.

Kandidatja e Partisë Demokratike është mbi 10 mijë vota para Bazhdarit.

Ajo që vihet re në këto orë është një përshpejtim në proces nga grupet e numërimit në KZAZ nr. 2, ku ky proces ka ecur më ngadalë.

Top Channel