Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për lëvizjen e lirë

23/06/2015 00:00

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë mes qytetarëve. Marrëveshja, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian është arritur gjatë bisedimeve të kësaj të marte mes dy delegacioneve.

Lajmi konfirmohet nga grupi teknik i negociatorëve të Kosovës, ku thuhet se pas shumë takimeve të mbajtura me ndërmjetësimin e BE-së, u arrit nënshkrimi i marrëveshjes së lëvizjes së lirë.

Lëvizja e lirë e qytetarëve ka qenë një kërkesë e hershme e palës kosovare në këto bisedime, por që ka hasur në rezistencë të palës serbe.

Marrëveshja parashikon njohjen edhe të policave të sigurimit të detyrueshëm, duke lehtësuar qytetarët e Kosovës, e sidomos shqiptarët e Luginës së Preshevës.

FOTO GALERI
1/2
Foto nga marrëveshja e arritur sot mes palëve teknike Kosovë-Serbi në Bruksel

Top Channel