Lepuri fiton sfidën me gjarprin

23/06/2015 00:00

Lepuri nuk shquhet për ndonjë shpirt luftarak, sidomos me krijesa të cilat ushqehen me ta. Një video që po qarkullon në You Tube, e regjistruar nga një kamera amatore, tregon një lepur që sfidon një gjarpër.

Në të vërtetë, gjarpri bëhet gati që të ushqehet me lepurushin, që pasi i është afruar, tenton t’i bllokojë frymëmarrjen duke u mbështjellë rreth lepurit, por në këtë moment reagon dikush tjetër.

Nëna e lepurushit afrohet dhe sulmon gjarprin, i cili detyrohet që ta lëshojë prenë e tij. Edhe pse mendohet se nëna ia arriti qëllimit, pasi edhe gjarpri fillon të largohet, ajo nuk ka mbaruar.

Ajo lufton edhe për një kohë me gjarprin, ndoshta për ta lënë të kuptojë se ka zgjedhur lepurushin e gabuar. Në disa raste, ajo rrezikon edhe vetë, por vendosë t’i shkojë deri në fund luftës.

Top Channel