Rama thumbon Bashën: E vetmja fitore e tij, humbja më e thellë se Berisha

23/06/2015 00:00

Vetëm pak momente pasi dhanë deklaratat e tyre të para për zgjedhjet e 21 qershorit, ku udhëheqësi i opozitës pati përshtypjen e një hapi të madh për Partinë Demokratike, duke akuzuar sërish dyshen qeverisëse Rama-Meta për mekanizma presioni dhe blerjeje votash, ndërsa kryeministri vlerësoi se shqiptarët konfirmuan drejtimin e duhur dhe humbjen e referendumit opozitar, ka ardhur një tjetër reagim.

Kësaj radhe, kryeministri i vendit Edi Rama ka shfrytëzuar rrjetet sociale, për t’i dhënë një mesazh thumbues kreut të opozitës, Lulzim Basha, të cilin e konsideron tashmë si humbës edhe më të madh sesa Sali Berisha, në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat sollën në pushtet Aleancën për Shqipërinë Europiane.

“Aleanca jonë shkon mbi një milion vota! Oferta e re, mbi 100 mijë minus nga viti 2013! Si duket, e vetmja fitore e LB (Lulzim Bashës) ishte që humbi më thellë se SB (Sali Berisha)”, shkruan kryeministri Rama.

Një status që konfirmon kështu pritshmëritë paraelektorale vendore për votat në rang vendi krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të para dy viteve nga mazhoranca, ndërsa opozitën thuajse e kanë lënë në vendnumëro.

Top Channel