Dako: Fitorja, meritë e punës 8-vjeçare

23/06/2015 00:00

Në intervistën e parë pas rizgjedhjes për të tretën herë si kryetar i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako falenderoi qytetarët dhe fitoren ia faturoi aleancës dhe punës së kryer në këto 8 vite.

“Qyteti vlerëson punën dhe puna jonë u shpërblye sot me këtë fitore. Për t’u theksuar është jo vetëm puna, por gjithë koalicioni që më dha një mbështetje të fuqishmë nga të gjitha anët”, tha Dako.

Me kutitë e numëruara deri më tani për këshillin bashkiak, LSI del parti e dytë në Durrës me një dyfishim votash. Duke komentuar këtë, Dako tha se PS në zgjedhjet vendore bie shumë pasi lëshohen vota tek parti më të vogla të majta për anëtrët e këshillit.

Në fund, kreu i sapozgjedhur i bashkisë së Durrësit iu rikthye një debati të hershëm me analistin Arjan Vasjari.

Ky i fundit deklaroi se në nivel intelektual, Grida Duma është më lart se ai, por mori përgjigjien e Dakos. “E ke gabim. Është mediokër, mesatare”, tha Dako.

Top Channel