Ambrosio, tjetër ditë në plazh

23/06/2015 00:00

Plazh tërë ditën dhe festë gjithë natën, kjo modele braziliane shijon në maksimum jetën. Kur njerëzit rikthehen në vendlindje, pas një jave të ngarkuar me pune, zakonisht kalojnë kohën me familjarë për t’u ç’mallur.

Por, kjo nuk vlen për Alessandra Ambrosion, që u rikthye në Rio de Xhaniero dhe menjëherë ka shkuar për të marrë rreze dielli. 34-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram ku shihet bashkë me një mike të saj.

Të dyja janë të shtrira në krevatet e plazhit në një ballkon hoteli, duke marrë rreze dieli. Poshtë tyre, shihet plazhi dhe deti.

Ambrosio kishte veshur një palë bikini me shumë ngjyrëshe, njëjtë sikurse edhe mikja e saj.

Top Channel