Basha: Zgjedhjet u dhunuan, e thanë troç edhe ndërkombëtarët

24/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkroi në “Facebook” në lidhje me procesin zgjedhor, duke thënë se Shqipëria ka bërë një hap prapa.

Ai e nis shkrimin e tij me një falenderim për qytetarët që votuan Partinë Demokratike, teksa shton se standardet e zgjedhjeve u dhunuan nga qeveria.
 
“Mirënjohje të thellë për qindra mijëra qytetarë që megjithë dhunimin e standardeve zgjedhore nga qeveria, siç e thanë troç edhe vëzhguesit ndërkombëtarë si blerja e votës, kandidimi i personave me rekorde kriminale, presionet mbi administratën dhe kërcënimi i votuesve, na besuan me votën e tyre dhe votuan për Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë”, shkruan Basha.

Më pas kreu i PD shton se Shqipëria është rifutur në hartën e vendeve me zgjedhje problematike dhe për këtë, sipas tij, Kryeministri i vendit në vend të cicërimit kundër opozitës duhet të reflektojë urgjentisht.

Top Channel