Luiz Adriano drejt Serisë A. Ja ku mund të shkojë braziliani…

24/06/2015 00:00

Sulmuesi brazilian i Shakhtar Donetsku-ut, Luiz Adriano, prej kohësh është kthyer në një prej dëshirave të klubeve më të mëdha në Europë, por së fundi duket se ekipet italiane po interesohen seriozisht për të.

“Milani, Interi, por edhe Roma kanë shprehur interesimin për transferimin e sulmuesit gjatë merkatos së verës, por gjithçka varet nga klubi ukrainas”, tha agjenti i lojtarit.

Megjithatë, Shakhtar duket se do ta lejojë brazilianin të largohet duke qenë se kontrata e tij përfundon në dhjetorin e këtij viti dhe në rast se nuk do të largohej gjatë verës, do të ishte një lojtar i lirë në dhjetor.

“Ata do ta lejonin të largohet nëse ndonjë klub do të arrinte marrëveshje ekonomike me Shakhtarin”, ka deklaruar agjenti Gilmar Veloz.

Roma është duke grumbulluar fonde pas shitjes së Mattia Destros te Monaco, ndërsa Gervinho pritet të largohet drejt “Al Jaziras”.

Milani, nga ana tjetër, është në kërkim të një futbollisti të rëndësishëm, pasi dështoi me Jackson Martinez dhe Geoffrey Kondogbia.

Top Channel