Vidhnin portofolë në dyqane rrobash, arrestohet çifti

24/06/2015 00:00

Një 31-vjeçar në bashkëpunim me bashkëshorten e tij vidhnin në mënyrë të organizuar portofolë të shtetasve të ndryshëm, nga ku kanë përvetësuar plot 203 mijë lekë të reja dhe 170 euro.

Në sajë të operacionit të koduar “Portofoli”, është vënë në pranga Fodion Çepaj, 31 vjec ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, E/ Thanasi, 17 vjeç.

Policia ka mundur të vërtetojë gjashtë vjedhje të kryera nga çifti “burrë-grua” në periudhën maj- qershor. Skema e vjedhjes ka qenë e njëjtë në të gjitha veprat penale. Ata hynin në dyqane rrobash ku dhe vidhnin portofolët me vlera të ndryshme monetare. Ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë.

Top Channel