“Udhëtimi i rikthimit”, ja si shpjegohet

24/06/2015 00:00

Odisea nuk do ta ketë kuptuar që i janë dashur plot 20 vjet të kthehej në Itakë, por efekti i “udhëtimit të rikthimit në shtëpi”, është një realitet për ne. Koha është relative dhe e rregullojmë sipas kënaqësive tona.

Një studim i fundit mbi këtë temë, tregon se fakti që mezi presim të shkojmë në shtëpi e shkurton jashtë mase kohën, në perceptim. Mendja jonë na gënjen dhe gabohemi për efektet e kohëzgjatjes që kalon.

Dalim të bëjmë një shëtitje apo të shkojmë diku, kthehemi, dhe kemi të njëjtën ndjesi. Iluzioni i kohës i quajtur “efekti i udhëtimit të kthimit në shtëpi”, nuk ka lidhje me fluturimin drejt lindjes, i cili arrin më parë në destinacion, pasi shpejtësia e avionit është e njëjtë me atë të tokës.

Efekti i studiuar nga profesorë të Universitetit të Kyotos, tregon se ikja na duket më e gjatë se rikthimi, edhe pse rruga e përshkuar është e njëjtë.

Rezultati i eksperimentit të tyre, i redaktuar më pas nga Departamenti Psikologjik i Universitetit në Kembrixh, është publikuar në revistën shkencore “Plos One”. Dy grupeve u janë treguar filmime të dy ecjeve prej 20 minuta secili. Grupi i parë ka parë një filmim ku kameramani shkon nga një pikë S (fillimi) dhe një pikë E (fundi), dhe një tjetër, ku rruga është në kthim.

Ndërsa grupi i dytë pa filmimin e parë si grupi i parë, dhe më pas si filmim të dytë pa një tjetër filmim, ku distanca ishte e njëjtë, por ndryshonte itinerari i ecjes. Vetëm grupi i parë thoshte se filmimi i dytë ishte më i shkurtër se i pari.

Kërkime të tjera që janë bërë në vitet ’50 për ndryshimin e perceptimit të kohës, arrinin në dy konkluzione, si ato të profesorëve japonezë. Familjariteti, dhe fakti që rrugën e keni bërë dhe më parë, na bën të duket më e shkurtër. Nëse jemi para një udhëtimi ‘familjar’ i njohim pikat e referimit që na ndihmojnë të orientohemi dhe mendja jonë është më e përqëndruar dhe relaksohet . Ja pse duket se koha ecën më shpejt.

Top Channel