Policia “izolon” Lazaratin

24/06/2015 00:00

Operacioni i Policisë së Shtetit për kapjen e personave të dyshuar si autorë të të shtënave që shkaktuan një efektiv të forcave RENEA dhe plagosën 2 të tjerë ka rivendosur nën rrethim fshatin e Lazaratit.

Korrespondentja e Top Channel në Gjirokastër, Kristina Fidhi njofton se policia mban të bllokuara të gjitha hyrjet në fshat dhe po ushtron kontrolle të imtësishme të automjeteve.

Uniformat blu kanë një listë me persona, disa prej të cilëve janë shoqëruar, por nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nëse mes të shoqëruarve është ndonjë person i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.

Besohet se grupi i zjarrit përbëhet nga 10-15 persona.

Ish-kreu i komunës, Dasho Aliko thotë se situata është e paqartë. Ai deklaroi se banorët e fshatit nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh, ndërkohë që herëpashere dëgjohen të shtëna.

Top Channel