Kuvendi: Seanca parlamentare e së enjtes nuk do të zhvillohet

24/06/2015 00:00

Kuvendi ka njoftuar këtë të mërkurë, një ditë para seancës parlamentare të parashikuar për të enjten (25 qershor), se seanca e nesërme nuk do të zhvillohet.

Në një njoftim të shkurtër, Zyra e Shtypit e Kuvendit bëri të ditur se “ditën e enjte nuk do të zhvillohet seancë plenare, sepse deputetët do të punojnë në komisionet e përhershme parlamentare për shqyrtimin dhe përgatitjen e projektligjeve”.

Është e enjtja e dytë që Kuvendi nuk zhvillon seancë parlamentare. Për seancën se të enjtes së kaluar, Kuvendi njoftoi shtyrjen e seancës “meqenëse komisionet parlamentare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara”.

Top Channel