Drejtori i Spitalit të Traumës, Bushi: Dy efektivët jashtë rrezikut për jetën

24/06/2015 00:00

Drejtori i Spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi bëri të ditur se gjendja e dy policëve të forcave RENEA, është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas tij,njëri ka marr një plagë të lehtë në kokë, sipërfaqësore, ndërsa tjetri një dëmtim në shpatull. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Dy të plagosurit, efektivë të policisë, erdhën nga spitali rajonal i Gjirokastrës. Nuk kanë pasur probleme. Njëri nga të plagosurit ka plagë në kokë sipërfaqësore, ndërsa tjetri në shpatullën e majtë. Janë në parametra krejt normalë. U ekzaminuan të gjitha, dhe besojmë se nuk do të kenë asnjë ndërhyrje. Tani për tani janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Bushi.

Top Channel