Ngjarja në Lazarat, Nishani: Autorët të vihen para drejtësisë

24/06/2015 00:00

Presidenti Bujar Nishani dënon aktin kriminal në Lazarat, duke kërkuar zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi. Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit shpreh shqetësimin për ngjarjen, si dhe ngushëllimet për humbjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

“Kreu i Shtetit ngushëllon familjen e të ndjerit Basha për humbjen e rëndë si dhe i gjendet pranë të gjithë familjarëve e të afërmve në këtë ditë të rëndë për ta, ndërkohë që u uron shërim të shpejtë policëve të plagosur. Presidenti Nishani dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve, duke u bërë njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira”, shprehet kreu i shtetit.

Top Channel