Ryan Reynolds kritikohet nga fansat

24/06/2015 00:00

Protagonisti i “Green Lantern”, Ryan Reynolds është kritikuar nga fansat pas një fotografie të postuar në Instagram nga Blake Lively në “Ditën e Baballarëve”.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Ryan shihet teksa mban vogëlushen e tij James në mbajtësen e fëmijëve duke buzëqeshur nga aparati.

Por edhe pse ka marrë rreth 335.000 pëlqime, nuk kanë munguar kritikat nga ndjekësit për mënyrën se si ai duhet ta mbante fëmijën.

Në disa prej komenteve thuhej se çifti duhet të lexonte me kujdes manualin e përdorimit duke qënë se janë prindër për herë të parë.

Top Channel