Holanda, e detyruar të ulë ndotjen. Ambientalistët fitojnë në gjykatë

24/06/2015 00:00

Holanda është urdhëruar të reduktojë me 25% emetimin e gazeve shkaktare të efektit serë deri në 2020-n.

Vendimi i një gjykate në Hagë e detyron qeverinë holandeze të dëgjojë zërin e ambientalistëve, të cilët argumentojnë se ekzekutivi e ka detyrim ligjor mbrojtjen e qytetarëve të tij nga rreziku i ndryshimeve klimaterike.

Çështjen e çoi në gjyq një grup personash, që përfaqësonin gati 900 qytetarë holandezë. Aktivistët e “Greenpeace” shpresojnë, që ky rast të kthehet në precedent edhe për vende të tjera.

Top Channel