“Lazarati”, SHBA: Dënojmë me forcë çdo akt dhune ndaj policisë

24/06/2015 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për ngjarjet e sotme në Lazarat. Ambasada dënon forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha-anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan-i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës.

Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”, lexohet në reagimin e përfaqësisë diplomatike amerikane në Shqipëri.

Top Channel