Angel Di Maria, objektivi kryesor i Barcelonës

24/06/2015 00:00

As Pogba, as Gundogan… sipas gazetës ‘Sport’, “bomba” e merkatos së Barcelonës mund të jetë Angel Di Maria. Mesfushori i Manchester United, ish-lojtar i Real Madrid, është një nga objektivat kryesorë të klubit “azulgrana”, por negociatat nuk kanë nisur ende mirë për shkak të zgjedhjeve në klubin spanjoll dhe zhvillimit të Kupës së Amerikës, ku Di Maria merr pjesë me Argjentinën.

Sipas ‘Sport’, Luis Enrique i ka kërkuar drejtuesve të klubit një futbollist me karakteristikat e Di Marias: shpejtësi dhe driblim.

Gazeta sportive katalanase shkruan se Di Maria kërkon të largohet nga United dhe dëshira e tij është të kthehet në Spanjë.

Top Channel