Kuçovë, mbytet në rezervuar një 27-vjeçar

24/06/2015 00:00

Një 27-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Gorajt, në Kuçovë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se Helidon Kanani është zhytur në ujë, por nuk ka mundur dot të dalë.

Trupi i të riut është dërguar në morg, ku mjekët mendojnë se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Ditët e fundit, për shkak të temperaturave të larta, rezervuarët dhe lumenjtë janë frekuentuar shpesh nga banorët e zonës.

Trupin e të riut e kanë nxjerrë nga rezervuari shokët e tij, të cilët nuk mundën t’i jepnin ndihmën e parë.

Top Channel