Shanina Shaik pozon për “Free People”

24/06/2015 00:00

Modelja australiane Shanina Shaik dëshmon edhe njëherë se pse është shndërruar në njërën prej modeleve më të kërkuara, pasi ka pozuar për “Free People”.

24-vjeçarja duket shumë seksi në fotot e saj, ku përfshihen edhe disa ku ajo është vetëm më të brendshme, ndërsa pjesën e sipërme të trupit e mbulon me duar.

Vajza nga Melburni, por që jeton në Nju Jork, ka realizuar edhe foto të tjera, ku shihet me veshje verore, kryesisht për plazh, por edhe me fustanë të gjatë.

Më parë, Shaik ka treguar se është në një lidhje me DJ Ruckus, emri i vërtetë i të cilit është Greg Andrews, ndërsa i pëlqejnë shumë qentë, pasi në shtëpinë e saj në Australi ka tre të tillë, kurse në Nju Jork mban vetëm një.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel