Sanksionet e BE-së, Putin zgjat ndalimin e importit të mallrave perëndimore për një vit

24/06/2015 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur këtë të mërkurë nënshkrimin e një dekreti, që shtyn ndalimin e importeve të ushqimeve nga Perëndimi edhe për një tjetër vit.

Putin e njoftoi këtë lëvizje të fundit gjatë takimit të kabinetit qeveritar, anëtarëve të të cilit iu tha se e kishte nënshkruar urdhrin e nevojshëm për ta bërë realitet këtë.

Ndalimi i importeve, që prek shumicën e ushqimeve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Australia, Kanadaja dhe Norvegjia, pritej të zgjatej me 6 muaj, duke nisur nga fillimi i gushtit të këtij viti.

Ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë sanksionet ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar të vitit 2016, pas vendimit të marrë gjatë së hënës, duke vijuar kështu presionin ndaj Moskës për ta detyruar atë të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Duke marrë parasysh se BE-ja shtyu edhe më tej sanksionet kundër Federatës Ruse për 6 muaj, ju kërkoj të përgatisni propozimin tim ndaj Presidentit për të shtyrë edhe afatin kohor të dekretit presidencial për ndalimin e importeve po për këtë periudhë”, tha kryeministri rus, Dmitry Medvedev, gjatë një takimi me zëvendësit e tij dy ditë më parë, por mesa duket Putin e ka dyfishuar periudhën.

Top Channel