Kim: Ndoshta postoj shumë “selfie” me bikini…

24/06/2015 00:00

Kim Kardashian është njëra nga femrat, fotot e të cilës shikohen më mijëra veta në internet. Për shkak të formave të saj, ajo në vazhdimësi ka provokuar ne rrjete sociale, duke postuar shumë foto me bikini.

Në një seminar në “Cannes Lions”, 34-vjeçarja që është duke pritur fëmijën e dytë, ka thënë se ndoshta disa njerëz mendojnë se poston shumë foto me bikini, por ajo bën çfarë të dojë.

“Për disa njerëz ndoshta e teproj me postimin e ‘selfie’-ve me bikini, por Instagrami im, është saktësisht ashtu siç dua unë të jetë. E di se disa prej markave më të cilat punoj mund të jenë të habitur, por unë postoj foto të një marke të cilën vërtet e dua, prandaj Instagrami im nuk përfshihet në kontratat e punës”, është shprehur Kim.

Bashkëshortja e Kanye West ka thënë se nuk i ndjek personat, fotot e të cilëve gjithmonë fshehin reklama.

Top Channel