Nicole Scherzinger shijon jetën e natës

24/06/2015 00:00

Ajo mund të jetë përjashtuar nga studio e regjistrimit, për shkak të shitjeve të dobëta, por Nicole Scherzinger është në formë të mirë dhe po kujdeset për veten.

Me një fustan deri të gjunjët dhe një çantë gri, ish-këngëtarja e Pussycat Dolls është fotografuar duke hyrë në restorantin “Cecconi” në Beverly Hills, të martën.

Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Nicole, që fillimisht i dha fund lidhjes me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, ndërsa më pas ndodhi ajo që ndodhi me studion e regjistrimit.

Një burim pranë saj citohet të ketë thënë se Scherzinger nuk ka pasur mbështetjen e nevojshme nga studioja e regjistrimit, në mënyrë që albumi i saj i fundit të shndërrohej në sukses. Adhuruesit besojnë se studioja nuk ka zgjedhur këngët e duhura për të publikuar, para se albumi të hidhej në treg.

Top Channel