Nigeri, Boko Harami shkakton 50 viktima

24/06/2015 00:00

Militantët e Boko Haramit kanë vrarë të paktën 40 persona në veri-lindje të Nigerisë gjatë të hënës dhe të martës. Në fshatrat Debiro Hawul dhe Debiro Bi, banorët thonë se militantët erdhën me makina dhe nisën të qëllonin me armë zjarri e të digjnin shtëpitë.

Në një sulm tjetër, një vajzë 12-vjeçare kamikaze vrau 10 persona në Yobe. Sipas dëshmitarëve, ajo hyri në treg dhe i shpërtheu aty eksplozivët që mbante në trup.

Që nga viti 2009, kur grupi terrorist Boko Haram nisi aktivitetin e tij, në Nigeri janë vrarë rreth 18 000 persona.

Top Channel