BE: Mbështesim kurajon e oficerëve shqiptarë

24/06/2015 00:00

Edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë u është bashkuar reagimeve lidhur me ngjarjen në Lazarat, ku një efektiv i RENEA-s mbeti i vrarë dhe 2 të tjerë u plagosën.

Nëpërmjet një deklarate për median, misioni fillimisht i ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta familjes së oficerit të vrarë, ndërsa ka shprehur keqardhjen për oficerët e plagosur.

“Ne përshëndesim kurajon e oficerëve shqiptarë të policisë që po i shërbejnë vendit të tyre, duke e çuar përpara luftën kundër trafikut të drogës”, thuhet në një komunikatë.

Delegacioni i BE-së thotë se, “do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm të gjithë ata që punojnë në Shqipëri për zbatimin e shtetit ligjor”.

Top Channel