Tiranë, arrestohen 3 persona. Akuzohen për grabitje me armë

24/06/2015 00:00

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e 3 shtetasve, të cilët akuzohen për grabitje me armë. Shtetasit e arrestuar janë Markel Balezi, 29 vjeç, Ahmet Alla, 28 vjeç dhe Ramazan Sina, 20 vjeç.

Personat e vënë në pranga mësohet se kishin kryer vjedhje me armë ndaj 3 shtetasve të cilët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre, në vendin e quajtur Lapidari i Saukut. Nën kërcënimin e pistoletës, ata u kanë vjedhur 2 aparate celulare iPhone 5 dhe një sasi lekësh.

Policia po punon për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të kryer nga këta shtetas.

Top Channel