Lazarat, identifikohen anëtarët e “grupit të zjarrit; 21 persona

24/06/2015 00:00

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë identifikuar pasditen e së mërkurës të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” në Lazarat, që më herët vrau një efektiv të RENEA-s dhe plagosi dy të tjerë.

Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, bëhet fjalë për 21 persona, disa prej të cilëve kanë lidhje familjare mes tyre. Ata janë:

Rustem, Denis dhe Albi Mahmutaj

Arbion dhe Alban Aliko

Bervin Basho

Edmond Boçi

Zhaklin Derxho

Xhuljano Nuri

Gurim Skënderi

Xhemal Gjini

Fatmir Gërveshi

Jeton Kalemi

Albon Meçi

Xhemil Gjollesha

Sinan Rabaj

Eligent Basha

Sevo Shurdhi

Endush Aliko

Ani Hiri

G.B.

Policia bën me dije se u ka bërë thirrje këtyre personave që të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse.

Ndërkohë, forcat speciale të RENEA-s kanë nisur mësymjen në fshatin Lazarat dhe kanë paralajmëruar se, nëse sulmohen sërish ato do të kundërpërgjigjen.

Top Channel