Meta i shpreh solidaritet policisë dhe familjes së efektivit të vrarë në Lazarat

24/06/2015 00:00

Ilir Meta shprehu solidaritetin e tij për gjithë strukturat e Policisë së Shtetit pas vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat.

Kreu i Kuvendit shprehu gjithashtu solidaritetin me familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës dhe i uron shërim të shpejtë të dy efektivëve të tjerë që mbetën të plagosur në aksionin e së mërkurës.

Meta kërkon nga gjithë strukturat ligjzbatuese të nxjerrin para drejtësisë të gjithë shkaktarët e atij që e cilësoi “akt kriminal dhe terrorist”.

Në fund, kreu i Kuvendit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm të Lazaratit të distancohen nga akte dhe grupime të tilla kriminale dhe të mbështesin Policinë e Shtetit në goditjen e këtij grupi kriminal.

Top Channel