Në Lazarat edhe negociatorët e RENEA-s; vetëdorëzohet një i dyshuar

24/06/2015 00:00

Forcat speciale të RENEA-s kanë nisur pasditen e vonë të së mërkurës mësymjen në fshatin Lazarat, për të kapur autorët e sulmit ndaj uniformave blu.

Ndërkohë, në fshat ka mbërritur edhe grupi i negociatorëve të RENEA-s, që do të ndërhyjë për të negociuar në rast të një pengmarrjeje.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme u bëri thirrje personave përgjegjës që të dorëzohen pranë organeve ligjzbatuese.

Mësohet se apeli në fjalë nuk ka rënë në vesh të shurdhët, pasi një prej 21 të kërkuarve është vetëdorëzuar në stacionin më të afërt policor.

Gjithashtu, autoritetet paralajmëruan se, nëse qëllohen do të përgjigjen me armë.

“Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund operacionit në Lazarat”, thuhej në një njoftim për shtyp të Policisë së Shtetit.

Top Channel