Këshillat Bashkiakë, numërohet 81% e kutive; udhëheq PS

24/06/2015 00:00

Numërimi i votave për këshillat bashkiakë po vazhdon. Burime nga KQZ konfirmojnë se deri në orët e para të mbrëmjes së të mërkurës janë numëruar 4.314 kuti, nga 5.300 në rang vendi, ose 81,33% e kutive.

Nga ky proces rezulton se Partia Socialiste kryeson me 26.79 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me mbi 19 për qind, LSI me 6.49% dhe më pas PDIU me PR-në.

Burimet nënvizojnë se është drejt fundit numërimi për Këshillin Bashkiak të Tiranës, me 726 kuti të numëruara dhe me PS që kryeson me 36.73 për qind të votave, e ndjekur nga PD me 26%, LSI me 18% dhe PDIU me 4.01%.

Në mbrëmje ka përfunduar gjithashtu mbledhja e KQZ-së edhe për Bashkinë e Vorës, me burimet që kanë raportuar për Top Channel se është hapur një kuti votimi nën dyshimin e votave fiktive.

Nga ana tjetër, burime nga PD deklarojnë se kutitë e hapura janë dy, një proces ky i ndaluar nga Kodi Zgjedhor.

Top Channel