Operacioni në Lazarat, arrestohen 11 anëtarë të “Grupit të zjarrit”

24/06/2015 00:00

Forcat speciale të RENEA-s kanë nisur pasditen e së mërkurës mësymjen në fshatin Lazarat, për të kapur autorët e sulmit ndaj uniformave blu dhe kanë arritur të kapin 11 persona nga 21 të shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë: Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi, Xhuljano Nuri, Fatmir Gërveshi, Xhemil Gjolleshi dhe Rustem Mahmutaj.

Janë ende në kërkim 10 persona të tjerë.

Sipas korrespondentes së Top Channel në Lazarat, Anila Hoxha, gjatë gjithë natës ky fshat do të qëndrojë i rrethuar nga policia. Aksioni është ndërprerë dhe mjetet e blinduara janë tërhequr për shkak të errësirës. Aksioni do të rinisë nesër.

Ndërkohë, burime jozyrtare kanë deklaruar se, disa nga të dyshuarit janë vetëdorëzuar në stacionin policor, ndërsa një prej tyre, Edmond Boci, ndodhet në burg pasi u arrestua në operacionin e vitit të kaluar.

Bëhet e ditur jo zyrtarisht se njëri nga personat në listën e të kërkuarve dyshohet se ka qenë në Siri dhe është kthyer vetëm pak ditë më parë.

Top Channel