Nico Rosberg, më i shpejti në testimet e Austrisë

24/06/2015 00:00

Mercedesi nuk toleron as në testime. Nico Rosberg ka shënuar kohën më të shpejtë në ditën e dytë të testimeve sezonale të Formulës 1, testime që po zhvillohen në pistën e Spielberg, në Austri.

Piloti gjerman, i dyti i renditjes së përgjithshme, la pas meksikanin Gutierrez me Ferrari dhe finlandezin Bottas me Williams.

Ja rezultatet e ditës së dytë të testimeve në Austri:

1. Rosberg (Mercedes) 1:09:113   116 xhiro
2. Gutierrez (Ferrari)     1:09:931   110 xhiro
3. Bottas (Williams)         1:10:029     79 xhiro
4. Wittman (Toro Rosso) 1:10:103   157 xhiro
5. Wehreim (Force India) 1:10:253   131 xhiro
6. Palmer (Lotus)            1:10:373   109 xhiro
7. Alonso (McLaren)               1:10:718   103 xhiro
8. Ricciardo (Red Bull)       1:10:757   115 xhiro
9. Nasr (Sauber)              1:19:992   137 xhiro

Top Channel