Tradhtia, francezët nuk e kanë problem

25/06/2015 00:00

Në Francë shumica e njerëzve i tradhtojnë bashkëshortët e tyre dhe ky nuk është problem.

Në studimin e fundit të institutit francez, sondazhi gjeti se 55% e meshkujve francezë tradhtojnë dhe nuk ngelen mbrapa as femrat ku 32% e kanë pranuar se pas martese bashkëshorti nuk ka qenë i vetmi mashkull në jetën e tyre.

Dhe mbi të gjitha mbi 50 % e të dyja gjinive nuk e shikojnë tradhtinë si të pamoralshme. Shkrimtari Aziz Ansari, i cili realizoi një libër për romancën në moshën dixhitale, udhëtoi drejt Francës për të kuptuar më shumë rreth këtij fenomeni që haset kaq masivisht atje. Duke intervistuar francezët, ata u përgjigjen se ky është një proces natyral që ndodh vetvetiu dhe se njeriu është i prirur për të patur eksperienca të reja seksuale. Ndërsa, sipas një të intervistuari tjetër, ti mund të tradhtosh dhe mund të jesh sërish një djalë i mirë.

Franca është vendi më tolerant, sipas Pew Research, ku njerëzit e kanë të natyrshme të dalin prej kornizave. E në fund të fundit siç edhe francezët thonë, ‘C’est la vie’…

Top Channel