Erion Bogdani rikthehet në futbollin italian si trajner?

25/06/2015 00:00

Megjithëse ende nuk është zyrtarizuar, golashënuesi më i mirë i Kombëtares sonë, Erion Bogdani duket se do ta nisë karrierën e tij si trajner në Serinë B.

Sipas mediave italiane, për ish-bomberin kuqezi po shihet mundësia për të qenë trajneri i dytë te skuadra e Salernitanës e cila është ngjitur në Serie B.

Salernitana është një skuadër në bashkëpronësi te presidentit të Lacios, Claudio Lotito dhe ish-presidentes së Sienës, Mezzaroma.

Sponsori kryesor për kalimin e Bogdanit si trajneri i dytë në Salerno mendohet të jetë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Erjon Bogdani prej gati 1 muaji ka marrë licencën e Uefes për trajner duke përfunduar kursin pikërisht në Tirane. Kalimi në Salerno për Bogun do të ishte zgjidhja ideale duke qenë se në këtë qytet ai jeton bashke me bashkëshorten e tij prej disa kohësh.

Top Channel