Kili-Uruguaj, provokimi vulgar ndaj Cavani-t

25/06/2015 00:00

Në çerekfinalen e parë të Kupës së Amerikës mes Kilit dhe Uruguajit, pati një episod që rrallë shihet në fushat e futbollit.

Kileni Gonzalo Jara provokoi sulmuesin uruguajan Edinson Cavani duke i vënë gishtin në fundshpinë.

Sulmuesi i PSG, i cili ishte ndëshkuar më parë me një karton të verdhë, reagoi duke i vënë lehtë dorën në fytyrë kilenit dhe për këtë mori ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja në minutën e 62.

Top Channel