Rrëzohet avioni, nëna 18 vjeç dhe djali njëvjeçar mbijetojnë 5 ditë në xhungël

25/06/2015 00:00

Një nënë e re dhe fëmija e saj janë gjetur të gjallë pesë ditë pasi avioni i vogël me të cilin udhëtonin ra në një xhungël në perëndim të Kolumbisë.

18-vjeçarja Maria Nelly Murillo dhe djali i saj 1-vjeçar u gjetën nga ekipet e shpëtimit në provincën Choco. E reja kishte disa djegie, ndërsa fëmija nuk kishte asnjë dëmtim.

Aksidenti ajror ndodhi të shtunën dhe një zëdhënës i skuadrës së shpëtimit tha se mbijetesa e nënës me djalin është një mrekulli.

Skuadrat e shpëtimit e gjetën avionin e vogël ditën e hënë dhe brenda tij gjetën të pajetë pilotin. Dyert e avionit ishin të hapura dhe brenda nuk kishte asnjë shenjë të zonjës Murillo dhe fëmijës së saj. Skuadrat e shpëtimit kërkuan në xhungël tre ditë radhazi para se të gjenin dy të mbijetuarit.

Top Channel