Plagos me thikë çiftin, arrestohet 86-vjeçari

25/06/2015 00:00

Një 86-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka plagosur me thikë një çift. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Shkodrës, Islam Nikaj tri ditë më parë ka plagosur rëndë për motive të dobëta B. K., 56 vjeç.

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur fshati “Lepurush”, në Malësinë e Madhe. Ndërkaq, ai ka plagosur lehtë me thikë edhe bashkëshorten e 56-vjeçarit, L. K., 50 vjeçe.

Policia ka sekuestruar si provë materiale thikën e 86-vjeçarit. Ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.

Top Channel