I riu, pre e ngacmimeve seksuale. Prangoset 50-vjeçari

25/06/2015 00:00

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht një 21-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se, arrestimi i shtetasit Arben Gjoka, banues në kryeqytet, erdhi pas denoncimit të një të riu, me inicialet M.Ç., i cili ishte pre e provokimeve dhe ngacmimeve seksuale të Gjokës.

“Dyshohet se 50-vjeçari ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur në vazhdimësi të riun, gjithashtu basnues në Tiranë”, saktëson policia, e cila tashmë ia ka kaluar materialet për këtë rast prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel