Tom Holland, 1.5 milionë dollarë për interpretimin e Njeriut-Merimangë

25/06/2015 00:00

Aktori 19-vjeçar Tom Holland do të jetë Njeriu-Merimangë i ri dhe për këtë rol do të fitojë më shumë se 1.5 milionë dollarë. Adoleshenti britanik do të interpretojë superheroin e famshëm në filmin e vitit 2017 dhe në filmin e ardhshëm të ‘Captain America’, të vitit 2016.

Një burim tha për ‘Daily Mirror’: “Ky rol do i ndryshojë jetën atij dhe familjes së tij. Do të pasurohet menjëherë dhe do i hapen dyert e karrierës sepse është ende shumë i ri”.

Regjisori i filmit të ardhshëm Spider Man do të jetë Jon Watts.

Më parë, Peter Parker/Spider Man është interpretuar nga Tobey Maguire dhe Andrew Garfield.

Top Channel