Kërcënonte bashkëshorten se do t’i merrte fëmijët në Siri, pranga 39-vjeçarit

25/06/2015 00:00

Një 39-vjeçar ka kanosur me armë bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar me dërgimin në Siri të dy fëmijëve të mitur.

Ilir Shala, nën kërcënimin e një automatiku, ka kanosur bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar atë me marrjen e dy fëmijëve të mitur për t’i dërguar në Siri.

Duke konfirmuar arrestimin dhe ngjarjen policia tha se Shala, banor i Shijakut, akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, po hetohet për lidhje të mundshme të 39-vjeçarit Shala me persona që nxisin pjesëmarrjen në konflikte si ai në Siri.

Top Channel