Ja ç’ndodh kur parkoni makinën tek vendi për invalidët…

25/06/2015 00:00

Parkon makinën e tij në vendin e caktuar për invalidët, por kur kthehet gjen një surprizë jo të këndshme për të. Një grup personash e kishin mbuluar makinën e tij me simbolet e invaliditetit.

Një video tregon momentin e rikthimit të shoferit, i shoqëruar nga brohoritjet e dhjetëra personave.

Shoferi u acarua jashtë mase dhe nisi të pastronte xhamin e tij sa për të parë rrugën për t’u larguar. Por pothuajse u përplas me një makinë tjetër, teksa po largohej dhe xhiroi gomat nga inati.

Shumë qytete në botë u kanë caktuar parkim të posaçëm personave me aftësi të kufizuar, që përdoren shpeshherë nga njerëzit normalë, në mënyrë të padrejtë.

Top Channel