Rita Ora nuk flet me ish të dashurit e saj

25/06/2015 00:00

Rita Ora nuk flet me ish të dashurit e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë në të cilën ka thënë se nuk ka gjetur një mënyrë si të ruajë miqësinë me Calvin Harris apo me Rob Kardashian.

“Ndoshta ka një mënyrë se si të ruash miqësinë, por për mendimin tim është një gjë shumë e rrallë, pasi gjithmonë do të ketë atë nuancën e asaj çfarë ka ndodhur”, është shprehur ajo.

“Disa njerëz ia kanë dalë të mbeten shokë, unë akoma nuk e kam provuar këtë gjë”, shtoi 24-vjeçarja.

Top Channel