Presidenti Nishani nderon efektivin Basha me Dekoratën e Artë të Shqiponjës

25/06/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar këtë të enjte inspektorin e RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë, në një aksion në fshatin Lazarat.

Kreu i Shtetit i ka atribuar atij Dekoratën e Artë të Shqiponjës, me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën me grupet e strukturuara kriminale, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.

Gjithashtu, dekorata i është akorduar efektivit të ndjerë edhe për kontributet e tij në misionet luftarake në Afganistan dhe Irak, “në mbrojtje të paqes dhe lirisë, duke luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Top Channel