Chris Froome: Dua të fitoj Turin e Francës

25/06/2015 00:00

Chris Froome është në kulmin e përgatitjeve për eventin më të rëndësishëm çiklistik, Turin e Francës.

30-vjeçari, fitues i Turit në vitin 2013, konsiderohet një nga pretendentët kryesorë për të triumfuar edhe këtë vit: “Po e pres me shumë emocion këtë vit Turin e Francës sepse është eventi më i rëndësishëm. Është si Olimpiada. Për të qenë i sinqertë, nuk mendoj për të triumfuar në etapa të veçanta, por për klasifikimin e përgjithshëm”.

Britaniku mendon se për të fituar Turin e Francës, duhet të mposhtë spanjollin Alberto Contador.

“Mendoj se Contador do të jetë një nga rivalët kryesor këtë vit. Edhe Nairo Quintana, që nuk e ka fituar kurrë, mendoj se do të ketë shanse këtë vit. Të mos harrojmë edhe Vincenzo Nibalin, që është fituesi në fuqi. Nuk mund të nënvlerësojmë as çiklistët francezë”, tha Froome.

Top Channel