Malësi e Madhe, përfundon numërimi i votave; fiton Marinaj i ASHE-së

25/06/2015 00:00

Përfundoi procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie në Malësinë e Madhe, ku fitues doli kandidati i ASHE-së, Tonin Marinaj.

Marinaj mori 10294 vota, ndërsa kandidati i APPD-së, Anton Kokaj, mori 8632 vota.

Disa orë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) diskutoi rreth situatës së numërimit të votave në Malësinë e Madhe, ku deri sot nuk kishte përfunduar procesi i numërimit për kryetar bashkie, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të këtij procesi nga anëtarët e grupeve të numërimit të votave (GNV).

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, paralajmëroi anëtarët e GNV-ve në këtë zonë zgjedhore që, në rast ndërprerjeje të përsëritur të procesit do të shkonin për ndjekje penale.

Top Channel