Homazhe në Pallatin e Brigadave për Ibrahim Bashën

25/06/2015 00:00

Po mbahen në Pallatin e Brigadave homazhet për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, i cili u vra një ditë më parë nga një grup i armatosur në Lazarat.

Të pranishëm në homazhe, kolegë të viktimës dhe drejtues të Policisë së Shtetit.

Trupi i efektivit Ibrahim Basha do të prehet te Varrezat e Dëshmorëve.

Top Channel