Përfundon numërimi për këshillat bashkiakë. PS fituese, dominon edhe në Tiranë

25/06/2015 00:00

Procesi i numërimit të votave për anëtarët e këshillave bashkiakë është mbyllur zyrtarisht thuajse në të gjithë vendin.

Partia Socialiste rezulton më e votuara në vend, me 26.36 për qind të votave, Partia Demokratike e dyta me 19.98 për qind, LSI e treta, PDIU e katërta me 3.91% të votave.

Bie në sy se, rreth 30 për qind e votës kombëtare ka shkuar për partitë me të vogla.

Në Këshillin Bashkiak më të madh në vend, atë të Tiranës, Partia Socialiste ka marrë 25 vende, Partia Demokratike 17, LSI 13, PDIU 3 dhe LZHK, FRD dhe PR nga një anëtar.

Top Channel