PD ndërkombëtarizon çështjen e zgjedhjeve në Bruksel

25/06/2015 00:00

Partia Demokratike do ta ndërkombëtarizojë çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ku, sipas saj, standardet demokratike u dhunuan nga qeveria me kandidimin e të inkriminuarve, me presione, kërcënime dhe blerje votash.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do ta bëjë këtë në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane.

Sipas njoftimit zyrtar, zoti Basha do të takohet me drejtues të lartë të vendeve antare të Bashkimit Europian për të diskutuar lidhur me dhunimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të nënvizuara, sipas saj, dhe në raportin paraprak të OSBE/ODHIR.

Top Channel