Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon kërkesën kundër ligjit të “Obamacare”

25/06/2015 00:00

Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar të enjten një kërkesë për programin shëndetësor të Presidentit Obama, duke e shpëtuar në këtë mënyrë programin për herë të dytë nga një rrezik potencial ligjor.

Me votat 6-3 drejtësia tha se konsumatorët pranohen për një subvencion që ul koston e paketës, nëse ata blejnë mbulimin e tyre me anë të shkëmbimeve federale apo shtetërore. Më shumë se 6 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta, të cilët marrin sigurimin shëndetësor nëpërmjet tregut federal apo shkëmbimit, varen nga subvencionet, duke reduktuar paketën me gati 72%, dhe duke kursyer çdo muaj 270 dollarë.

Kundërshtarët e këtij ligji pohojnë se formulimi aktual i Aktit të Kujdesit të Përballueshëm i kaluar nga kongresi i bën subvencionet të vlefshme vetëm për të siguruar klientët që kanë blerë policat e tyre të sigurimit përmes “një shkëmbimi të themeluar nga shteti”, ku jetojnë.

Nëse kërkesa do të ishte pranuar nga Gjykata e Lartë, klientët që kanë blerë siguracionet e tyre nga shkëmbimi federale, që është një pjesë shumë më e madhe se ata që janë siguruar nga Obamacare, do të kishin humbur subvencionet e tyre. Vetëm 16 shtete të SHBA-së kanë tashmë shkëmbimin e tyre shëndetësor.

Industria e sigurimeve shëndetësore ka paralajmëruar që nëse kërkesa do të pranohej, Akti i Kujdesit të Përballueshëm do të hynte në një “spiral vdekje”, me kostot që rriten për një numër në rënie të pjesëmarrësve, dhe do të shkaktonte dhe kolaps të sistemit.

Top Channel