Puna mund t’ju bëjë një nënë më të mirë

25/06/2015 00:00

Të kesh një punë mund të jetë një gjë shumë e vështirë për një nënë, që detyrohet të lërë në shtëpi fëmijët. Por, kërkimet e fundit kanë treguar se fëmijët mund të kenë përfitime nga kjo gjë.

Vajzat e nënave, të cilat janë në një marrëdhënie punë, kanë shumë mundësi të jenë të punësuara kur të rriten, të fitojnë më tepër, si dhe të kenë pozicione udhëheqëse se sa vajzat e nënave që nuk janë të punësuara.

Shkolla e Biznesit në Harvard ka analizuar të dhënat e “International Social Survey Programme”, saktësisht pjesën që lidhet me familjen dhe rolin e prindërve.

Kërkimi është shtrirë për 24 vende të ndryshme, përfshirë Europën, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Australinë, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ata zbuluan se vajzat e nënave që ishin të punësuara në moshën kur ato ishin ende fëmijë, kishin më tepër mundësi që të ishin vetë të punësuara kur të rriten, të fitonin më shumë dhe të kishin pozicione më të mira se vajzat, nënat e të cilave nuk ishin të punësuara kur ato ishin ende fëmijë.

Sa i përket djemve, gjërat ndryshonin. Kërkuesit nuk kanë arritur të gjenin një lidhje, por e veçanta ishte që fëmijët e nënave të punësuara ishin të prirur të shpenzonin më tepër kohë me familjen e tyre, kur ata të krijonin një të tillë, se sa djemtë e nënave që ishin në shtëpi gjatë gjithë kohës me ta.

Top Channel